Man City humbi ndeshjen hapëse të ligës pas 11 vitesh

Manchester City e hapi ndeshjen hapëse të sezonit të ri dje ndaj skuadrës së Tottenham.

Sport

16/08/2021 08:31

“Qytetarët” u mposhtën nga skuadra londineze ‘Spurs’ me golin e vetëm të Heung-min Son në minutën e 55-të.

Sidoqoftë, klubi i Manchesterit regjistruan një rekord negativ që në ndeshjen e parë të kampionatit pas kësaj humbje.

“Citizens” tani kanë humbur ndeshjen hapëse për herë të parë pas 11 sezoneve në Premier Ligë, transmeton ‘Squawka’.

Kampionët aktual megjithëse e kishin fituar ndeshjen e parë sezonin e kaluar, ata kishin një start të dobët në fillimin e kampionatit, megjithatë arritën që në fund të shpallen kampion të ligës. /Lajmi.net