PSG fiton me vështirësi ndaj Strasbourgit, siguron tre pikë të vlefshme

Paris Saint-Germain ka arritur të mposht Strasbourgin.

Sport

14/08/2021 22:53

PSG ka mposhtur Strasbourgun 4-2 në kuadër të xhiros së dytë në Ligue 1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi shumë më mirë për vendasit që kaluan në epërsi në min e 3’ me golin e Mauro Icardit.

Parisi vazhdoi me lojë më të mirë dhe golin e dytë e gjetën në min e 24’ përmes Kylian Mbappe.

Ndërsa goli i tretë u shënua nga Julian Draxler në min e 27’ për rezultatin e pjesës së parë 3-0.

Kur u mendua se ‘Parisienët’ do të vazhojnë me gola të tjerë ndodhi krejt e kundërta në pjesën e dytë.

Fillimisht Kevin Gameiro ngushtoi rezultatin me golin e tij në min e 53’ për 3-1.

Ndërsa në min e 64’ Lucas Ajorque shënoi për 3-2, duke bërë kështu që mysafirët të shpresojnë në barazim.

Megjithatë në min e 84’ ishte Pablo Sarabia ai që shënoi për rezultatin përfundimtarë 4-2.

PSG ka dy fitore në dy ndeshjet e parë të sezonit 2021/22 ndërsa Strasbourg ka dy humbje. /Lajmi.net/