Real Madridi përballet me Alavesin në xhiron e parë, formacionet zyrtare

Sonte ballafaqohet Alavesi dhe Real Madridi.

Sport

14/08/2021 21:21

Real Madridi do të luajë me Alavesin sonte nga ora 22:00 në kuadër të xhiros së parë të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Sigurisht që të dyja skuadrat kanë si objektiv të nisin edicionin me këmbë të mbarë, andaj pritet një ndeshje konkurruese.

Real Madrid hyn në këtë edicion me shumë ndryshme në ekip, pas largimeve të trajnerit Zinedine Zidane dhe futbollistëve si Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Megjithatë “Los Blancos” në krye me Carlo Ancelottin dhe futbollist si David Alaba e Karim Benzema dëshirojnë të arrijnë suksese këtë edicion.

Në ekip pas huazimit një-vjeçar të Tottenhami është rikthyer edhe Gareth Bale.

Formacioni i Alavesit: Pacheco, Laguardia, Lejeune, Duarte, Aguirregabiria, Pina, Garcia, Pons, Rioja, Joselu, Mendez

Formacioni i Real Madridit: Courtois, Lucas, Militao, Nacho, Alaba, Casemiro, Modric, Valverde, Hazard, Benzema, Bale /Lajmi.net/