PSG hidhet në sulm për transferimin e Koulibaly
Gjiganti francez ka shprehur interesim për Kalidou Koulibaly.
Sport
PSG duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ekipi francez po mendon seriozisht për transferimin e Koulibaly.
‘Parisienët’ po konsiderojnë këtë lëvizje pasi Sergio Ramos është lënduar dhe pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.
Kjo ka shtyerë klubin të kërkoj edhe një tjetër qendër-mbrojtës, dhe i kanë vënë syrin atij të Napolit.
Çmimi i Koulibaly në market llogaritet të jetë rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/