Icardi kontakton Agnellin për një lëvizje të tij tek Juventus
Situata e Mauro Icardit në Paris është në dyshim pasi me ardhjen e Messit prania e tij në ekip duket se do të zvogëlohet edhe më shumë.
Sport
Reprezentuesi argjentinas dëshiron të kthehet në Itali dhe tashmë ka kontaktuar drejtorin sportiv të Juventus, Andrea Agnellin për të ri-aktivizuar opsionin e Juventusit, raporton ‘Fichajes’.
Ekipi nga Torino nuk po kalon momentin e tyre më të mirë ekonomikisht dhe nuk ka qenë në gjendje të hyjë plotësisht në operacion, diçka që ftohi negociatat me PSG.
Tani opsioni i vetëm që ata mund të konsiderojnë është të pranoj Icardi si huazim, duke pasur një opsion blerjeje nëse përmbushen disa kërkesa përgjatë sezonit.
PSG-së në anën tjetër mund t’i konvenojë ky opsion pasi ka shumë lojtarë tepricë në skuadër dhe i duhet se shpejti balancimi i listave të skuadrës.
Sipas burimeve të ‘Fichajes’, negociatat mes dy klubeve kanë ri-nisur dhe mund të ketë një marrëveshje së shpejti. /Lajmi.net