Sot është dita vendimtare për të ardhmen e Locatellit

Manuel Locatelli është afër transferimit tek Juventusi.

Sport

13/08/2021 10:05

Sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e Manuel Locatellit pritet të përcaktohet sot gjatë orës 14:30 pas një takimi të Administratorit të deleguar të Juventusit, Federico Cherubini dhe atij të Sassuolos, Giovanni Carnevali, transmeton lajmi.net.

Oferta e parë e Juventusit ishte një huazim dy-vjeçar me shumë prej pesë milionë eurosh, por Sassuolo dëshiron vetëm shitje përfundimtare.

Në ofertë parashihej një bonus në rast se kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu parashihet që Sassuolo të marrë 25% të shitjes eventuale, por që u refuzua nga Sassuolo.

Oferta e dytë përmban një ofertë dy vjeçare për pesë milionë me detyrim të blerjes por jo me kushtëzim prej 35 milionë eurosh, 10 milionë euro në formë të bonuseve dhe 15% të ri-shitjes eventuale.

Sot pritet që takimi ndërmjet drejtuesve të përcaktojë fatin e Locatellit dhe të ofertës së dytë, në rast se Sassuolo nuk pranon huazimin atëherë “Bianconerët” duhet të tentojnë blerjen përfundimtare./Lajmi.net/