Santiago Bernabeu pritet të hapet edhe një muaj

Real Madridi do të rikthehet në stadiumin legjendar, Santiago Bernabeu.

Sport

13/08/2021 08:57

Punimet në rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu” nuk kanë përfunduar ende, megjithatë sipas mediave spanjolle Real Madridi po mendon që ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadium saktësisht pas një muaji.

Real Madridi do të ndeshet me Celta Vigon me 12 shtator në kuadër të xhiros së katërt në La Liga dhe kjo është caktuar si data ku “Los Blancos” do bëjnë rikthimin në fortesën e tyre pas gati tri viteve, transmeton lajmi.net.

Siç shihet nga pamjet e fundit, stadiumi nuk është gati por punimet janë intensifikuar që të jetë gati me këtë datë, ku parashihet që Real Madridi të zbarkojë në fushë./Lajmi.net/