Al Khelaifi: Nuk kemi probleme me rregullat financiare, gjithçka është në rregull

Pyetja e madhe që disa javë është si ka mundësi që Barcelona të arrijë të financojë transferimin e sulmuesit Lionel Messi.

Sport

11/08/2021 11:42

Argjentinasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër, derisa do fitojë 35 milionë euro për sezon, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, ka bërë të ditur se nuk kanë probleme me rregullat financiare.

“Ne ndjekim rregullat financiare që nga dita e parë. Para se të bëjmë ndonjë gjë, skuadra e financave shikon mundësitë. Kemi kapacitetin për Messin për fair play financiar dhe gjithmonë do ndjekim rregullat”.

“Shpresoj që Messi të mos kërkojë rritje të pagës”, tha në formë shakaje duke qeshur.

Ndërkohë, raporti i Marca, zbuloi se PSG shpenzon 280 milionë euro për pagat e lojtarëve./Lajmi.net/