Al-Khelaifi: Ditë historike për botën e futbollit, trofetë po vijnë

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka folur në prezantimin e Lionel Messit.

Sport

11/08/2021 11:17

Argjentinasi është prezantuar në konferencë për shtyp, pasi dje nënshkroi për dy vite, shkruan lajmi.net.

I lumtur me këtë transferim është ndarë edhe presidenti i klubit që beson se trofetë janë duke ardhur.

“Ditë e mrekullueshme dhe historike për klubin dhe botën e futbollit. Leo e bën futbollin magjik, mjaftë bukur”.

“Të gjithë e njohin Messin, është i vetmi lojtar në histori që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë”.

“Dua të falënderoj të gjithë që ndihmuan të realizohet ky transferim i madh. Por, kjo sapo ka nisur, nuk kemi fituar asgjë, trofetë janë duke ardhur”.

“Të mos harrojmë kemi skuadër të mahnitshme dhe një trajner të mrekullueshëm”, tha ai./Lajmi.net/