‘Çmenduri’, PSG shpenzon 280 milionë euro në pagat e futbollistëve

PSG ka ndërtuar skuadër absolute të 'ëndrrave' në të cilën menaxhuan të bashkojnë disa nga lojtarët më të mirë në planet.

Sport

11/08/2021 08:39

Duke pasur të gjithë këta futbollistë të njohur, nuk është e lehtë, ose e thjeshtë nga presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi t’i paguajë, transmeton lajmi.net.

Për ta arritur këtë, Al-Khelaifi do paguajë milionat çdo sezon.

Klubi francez paguan rreth 280 milionë euro për sezon vetëm për paga të lojtarëve. Pagë që ndoshta shumë klube në botë nuk e arrijnë.

Leo Messi është transferimi më i fundit i PSG-së. Argjentinasi do fitojë rreth 40 milionë euro për sezon, duke u bërë futbollisti më i paguar para Neymar dhe Kylian Mbappe, që fitojnë 30 milionë euro, respektivisht 20 milionë euro.

Në radhë janë lojtarët e tjerë, si Marquinhos, Verratti, Di Maria, Keylor Navas, Donnarumma, Kimpembe dhe Icardi. Këta fitojnë mes 10-15 milionë euro.

Në këto vlera janë edhe Wijnaldum dhe Hakimi, që marrin nga 9.8 milionë euro për sezon./Lajmi.net/