Mijëra persona po e presin Messin në aeroportin e Parisit

Lionel Messi është gati të aderojë në aeroportin e Parisit.

Sport

10/08/2021 14:54

Lionel Messi është nisur nga Barcelona dhe pas pak do të aderojë në aeroportin e Parisit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në Paris aktualisht po e presin mijëra persona ku janë mbledhur për ta parë yllin argjentinas të vijë e të nënshrkuajë me PSG-në.

Messi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me vlerë prej 35 milionë euro në vit e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2023 në “Parc des Princes”.

Zyrtarizimi i tij është vetëm çështje kohe./Lajmi.net/