Kjo është mënyra më e thjeshtë për të larguar rërën nga rrobat e banjës!

Kjo mënyrë është mjaft efektive edhe për këmbët, kështu që përsërite ‘larjen’ me pudër disa herë derisa të kesh eliminuar çdo shenjë rëre.

Lifestyle

11/07/2021 14:11

Të gjithë njerëzit që kalojnë një ditë relaksi nën rrezet e diellit në plazh kanë një problem bezdisës. Sidomos kur është koha për të lënë plazhin. Rëra. Rërë gjithandej. Sidomos nëse të duhet të shkosh diku pas plazhit ose edhe nëse nuk do ta marrësh me vete në makinë, transmeton lajmi.net.

Gjëja e vetme që duhet të bësh është ta largosh nga trupi dhe nga rrobat e banjës – siç dihet nuk është aspak e thjeshtë.

Por ka një mënyrë të thjeshtë për ta bërë këtë, që nuk e ke ditur deri tani.

Herën tjetër që do të shkosh në plazh, merr me vete edhe një pudër fëmijësh në çantë. Para se të hipësh në makinë, hidh pak pudër në dorë dhe “laj” çdo sipërfaqe të trupit me rërë. Rëra do të bjerë menjëherë!

Kjo mënyrë është mjaft efektive edhe për këmbët, kështu që përsërite ‘larjen’ me pudër disa herë derisa të kesh eliminuar çdo shenjë rëre.

Si ta largosh rërën nga rrobat e banjës?

Rëra në rrobat e banjës nuk është as higjienike, as estetike dhe as një aleat për jetëgjatësinë e rrobave të banjës. Por nuk është e pamundur të largohet.

Si të veprosh?

Në fillim futi rrobat e banjës në ujë dhe fillo t’i lash me detergjent të butë dhe fërkime të buta, pa e dëmtuar materialin. Rrobat e banjës duhen larë gjithmonë me dorë. Mund t’i lësh pak më shumë në ujë para se t’i nderësh. Nëse edhe pasi janë tharë nuk e kanë humbur rërën, bëj këtë truk.

Ndiz tharësen e flokëve në temperaturë të ulët dhe drejtoje rrymën e ajrit nga rrobat e banjës derisa të largohet edhe grimca e fundit e rërës. /Lajmi.net/