Man City i bindur se do ta transferojë Roberton

Mbrojtësi Sergi Roberto është një ndër lojtarët që kërkohet nga Manchester City.

Sport

30/06/2021 13:26

Futbollisti nuk është në listën e të paprekshmëve te Koeman, me kontratën që i skadon në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Barcelona është duke provuar t’ia rinovojë kontratën edhe për një sezon, në mënyrë që të mos e shesin për një çmim të lirë, por spanjolli e di se nëse pranon propozimin do ta komplikojë transferimin.

Barcelona i ka ofruar kontratë dyvjeçare para disa ditëve, por Roberto ende nuk ka dhënë përgjigje.

Guardiola është duke shikuar lojtarë për ta përforcuar qendrën e mesfushës dhe e do Roberton në skuadër, pavarësisht që ky i fundit vitet e kaluara ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë, mirëpo e konsideron vetën si mesfushor natyral.

Kalimi në Premierligë gjithashtu i pëlqen Robertos, i cili është i sigurt se do këtë besim të plotë nga ish trajneri i Barcelonës.

Me vlerën në merkato prej 18 milionë euro dhe një vit kontratë të mbetur, City është i bindur se do t’ia dalin ta kompletojnë transferimin për 15 milionë euro./Lajmi.net/