Inter nis bisedimet me Raspadorin
Klubi italian Inter ka shprehur interesim për sulmuesin Giacomo Raspadori.
Sport
Sipas gazetarit Ginaluca Di Marzio, Inter ka filluar kontaktet e para me Sassuolon për Raspadorin, transmeton lajmi.net.
Nerazzurët janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe në listën e tyre është edhe Raspadori.
21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 28 paraqitje me fanellën e Sassuolos në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe tre asisitime.
Sulmuesi është duke marrë pjesë në “Euro 2020” me Kombëtaren e Italisë. /Lajmi.net/