A do të ketë vend Ronaldo në Juven e Allegrit?

Massimiliano Allegri është pranë rikthimit në Juventus.

Sport

27/05/2021 20:45

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Massimiliano Allegri do të jetë trajner i ri i Juventusit dhe me rikthimin e tij do të fillojë një epokë e re, transmeton lajmi.net.

Gazeta pretendon se ardhja e Allegrit tek Juventusi mund të sjellë ndryshime të mëdha, edhe Cristiano Ronaldo mund të jetë një prej tyre.

Dybala dhe Douglas Costa kishin sezonet më të mira në Itali, nën drejtimin e Allegrit.

Ronaldo këtë sezon pati paraqitje të mirë, ku u bë edhe top golashënuesi i Kampionatit të Serie A, por në rast se ai do qëndrojë dhe Allegri ta ndërtojë skuadrën rreth tij, ai mund të arrijë numra edhe më të mëdhenj në të ardhmen.

Mbetet të shihet cilat do të jenë largimet e para, por megjithatë, Ronaldo pritet të jetë një shtyllë kryesore për Allegrin./Lajmi.net/