Agjenti i Ramos fotografohet duke ngrënë drekë me drejtorin e Sevillas, a do ndodh rikthimi?

Sezoni është duke ardhur drejt fundit dhe qendërmbrojtësi Sergio Ramos ende s'ka arritur marrëveshje për rinovim me Real Madridin.

Sport

19/05/2021 15:15

Kontrata e spanjollit skadon në verë, ndërsa thuhet se e ardhmja e kapitenit është larg nga “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Agjenti, njëkohësisht vëllai i Ramos, Rene është fotografuar duke ngrënë drekë me drejtorin sportiv të Sevillas, Monchin.

Kjo bën të ketë spekulime nëse Ramos do largohet nga Madridi dhe të rikthehet te Sevilla, skuadër në të cilën ka luajtur në vitin 2005.

Ndërkohë, Sevilla pos Ramos është i interesuar edhe për shërbimet e Iscos dhe Marcelos./Lajmi.net/