Këndellet Juventus, triumfon ndaj Sassuolos

Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Sassuolo me rezultat 1 - 3.

Sport

12/05/2021 22:37

“Zonja e Vjetër” u këndell pas humbjes ndaj Milan, duke mbajtur shpresat gjallë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Sassuolo kishte mundësinë e artë të kalonte në epërsi përmes Berardit, por ai dështoi të shënonte nga pika e bardhë (16′).

Ishte Adrien Rabiot që realizoi nga largësia për të kaluar Juventusin në epërsi (28′).

Ylli Cristiano Ronaldo dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të, derisa për portugezin ky gol vlen shumë ngase është i 100 në fanellën e “Bianconerëve”.

Sassulo ngushtoi epërsinë përmes Raspardori që u asistua nga Locatelli (59′).

Por, Juventus nuk lejoi befasi dhe ishte Paulo Dybala që vulosi fitoren (66′).

Me këtë fitore, Juventus vazhdon të renditët në pozitën e pestë me 72 pikë, derisa Sassuolo në të tetën me 56 sosh./Lajmi.net/