Qendra e mbrojtjes së Liverpoolit mbetet e ‘përgjysmuar’

Liverpool nuk ka ndonjë dëmtim të ri përpara ndeshjes së tyre në Premierligë ndaj Manchester United.

Sport

01/05/2021 09:58

Megjithatë, Liverpool pritet që të udhëtojë drejt Manchesterit pa mbrojtësin qëndror Nathaniel Philips, pasi ai ka një dëmtim në muskuj, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse kishte ndonjë lajm të ri për lojtarët e dëmtuar në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, Jürgen Klopp u përgjigj: “Jo, jo. Të gjitha njësoj në këtë moment”.

Menaxheri i Liverpoolit raportoi progres të mirë me rikuperimet e Virgil van Dijk, Joe Gomez, Joel Matip dhe Jordan Henderson, por deklaroi se katërshja mbetet e padisponueshme për grumbullim.

‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘The Reds’ do të luajnë ndaj njëra tjetrës në kuadër të javës së 34-të nesër (e diel) me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/