Raiola për Haaland: Është e vështirë t’i thuash jo Barcelonës dhe Real Madridit

Agjenti i lojtarit Erling Haaland, Mino Raiola, ka bërë të ditur se lojtari i tij ka oferta nga klube të ndryshme dhe po shqyrtohet e ardhmja e tij.

Sport

01/05/2021 08:56

Senzacioni i botës së futbollit, Haaland, i cili është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme po kërkohet nga gjigantët evropian, transmeton lajmi.net.

Raiola është pyetur nëse lojtarit të tij i pëlqen më shumë La Liga ose Premierliga së fundmi.

“Ai dëshiron të shënojë gola dhe të fitojë tituj. Kur vijnë klube të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona, me kaq shumë histori dhe madhështi, është e vështirë të thuash jo”, është shprehur ai për Diario AS.

Kjo lë të nënkuptojë se norvegjezi kërkon që në të ardhmen ose tani të transferohet në njërin ndër 2 klubet më të mëdha./Lajmi.net/