Rasti Suarez, dalin detaje të reja në lidhje me skandalin

Rasti i Luis Suarez dhe provimit të tij të gjuhës në Itali ka një të re të rëndësishme.

Sport

30/04/2021 17:19

Sipas “Tuttosport”, rasti i Luis Suarezit ka një kthesë të re, pasi tani kanë dalë disa pamje më mediat italiane ku shihet uruguajani duke u takuar me zyrtarët e Unitversitetit të Perugias, transmeton lajmi.net.

Pamjet ishin marrë përmes një mikrokamere të vogël e cila ishte montuar në dhomë.

Në video, shihet futbollisti uruguajan në një maicë të bardhë dhe xhinse përpara dy njerëzve në provim.

“Gjithçka mirë?”, tha Suarez.

“Po gjithçka në rregull”, u përgjigjën zyrtarët e Universitetit.

Më tej, Suarez prezantohet para tyre në gjuhën italiane.

Sipas mediave italiane, Suarez ishte ndihmuar nga zyrtarët e Universitetit për të kaluar gjuhën, por ai ishte kapur “mat” kur kishte bërë një gabim gramatikor ku u pa se ai nuk e kishte nivelin B1 të kërkuar për nënshtetësi italiane.

Tani, të gjithë zyrtarët e Universitetit të Perugias janë nën hetime, dhe me këto provat e reja, pritet të ketë disa dënime nga Gjykata italiane./Lajmi.net/