Lidershipi fantastik i Van Dijk në fushë dhe jashtë saj
Një nga transferimet e fundit që klubi i Liverpoolit ka bërë është, Ozan Kabak, i cili së fundmi ka biseduar rreth Van Dijkut dhe marrëdhëniet me të.
Sport
Ozan Kabak thotë se si mbrojtës, ndjenja e rrezikut para se të ndodhë diçka është thelbësore dhe kësisoj ai ka lavdëruar aftësinë e Van Dijkut për ta bërë këtë gjë vazhdimisht, transmeton lajmi.net.
Kabak ka zbuluar se Van Dijk i jep atij këshilla të vogla në lidhje me mentalitetin dhe çfarë të bëjë në fushë.
“Ai [Van Dijk] më dha këshilla të vogla në lidhje me mentalitetin tonë të futbollit. Unë mendoj se mbrojtësit e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe ai erdhi me disa këshilla të vogla rreth asaj se si ne luajmë ose çfarë duhet të bëj. Kjo më ndihmon lojën time”, është shprehur ai.
Turku po përfundon me sukses sezonin e tij të parë te Liverpooli dhe do të luftojë sezonin tjetër për të siguruar një vend në formacionin zyrtar./Lajmi.net/