Mentaliteti i ‘çmendur’ i Benzemas, nuk feston golin – dëshiron që ndeshja të fillojë sa më shpejt

Karim Benzema ka treguar një mentalitet të 'fituesit' në ndeshjen ndaj Chelseas, që u mbyllë 1-1 në fund.

Sport

27/04/2021 23:09

Francezi shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë, duke barazuar shifrat ndaj Chelsea, transmeton lajmi.net.

Dhe pasi ai shënoi, ai u kthye në gjysmën e tij për të rifilluar ndeshjen sa më shpejt të ishte e mundur.

Ai nuk e humbi kohën aspak duke festuar dhe kësisoj ishte lojtari i parë që u kthye në gjysmë fushën e ‘Los Blancos’./Lajmi.net/