Varane: Chelsea është një skuadër e rrezikshme dhe e shpejtë

Raphael Varane është duke mbajtur konferencën për media para ndeshjes ndaj Chelseat.

Sport

26/04/2021 11:22

Real Madridi do të përballet me Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në mesjavë, përcjell lajmi.net.

Varane theksoi se e di vështirësinë e kundërshtarit, pasi ata janë të shpejtë dhe mund të rrezikojnë në çdo moment.

Francezi theksoi edhe vështirësitë nga pandemia COVID-19, ku lodhja dhe ndeshjet e shumta kanë kontribuar në lëndime tek Real Madridi.

“Ata janë një skuadër e plotë dhe mund të krijojnë rrezik në çdo moment të ndeshjes, ata janë të shpejtë dhe të rrezikshëm edhe në lojën në ajër”, tha ai.

“Lodhja? E dimë që ky është një sezon i vështirë. I vështirë është dhe për mua, unë pata kohë në shtëpi duke pushuar nga COVID-19”, shtoi ai.

“Unë kam fituar katër Liga të Kampionëve dhe është një garë që më emocionon tej mase”, tha Varane.

Varane u pyet edhe për vazhdimin e kontratës me Real Madridin.

“E ardhmja ime është e qartë, unë jam i fokusuar deri në fund të sezonit në objektivat e skuadrës”, përfundoi Raphael Varane.