Tuchel mbetet i vetmi trajner që Zidane nuk ka arritur ta mposht

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel është i vetmi trajner që Zinedine Zidane nuk ka rritur ta mposht.

Sport

26/04/2021 15:52

Thomas Tuchel mbetet menaxheri me serinë më të mirë në përballjet me Zidane, gjermani është përballur katër herë me francezin ku ka tre barazime dhe një fitore, përcjell lajmi.net.

Real Madridi do të përballet me Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionve në mesjavë.

Por, statistikat e trajnerëve, nuk janë në favorin e Zidane.

Tuchel dhe Zidane u takuan herën e parë në sezonin 2016-17 kur gjermani ishte pjesë e Dortmund. Skuadrat barazuan në dy takimet e para, por Dortmundi arriti të bëhet lider i grupit në atë kohë.

Herën e fundit, “Los Blancos” ishin duke fituar në Santiago Bernabeu me rezultatin 2-0, por edhe këtë herë, skuadra e Tuchel arriti të barazonte.

Herën e fundit kur u përballën këta dy trajnerë është në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Reali u mposht në “Parc des Princes” dhe në “Santiago Bernabeu” barazoi me PSG-në në dy ndeshje.

Zidane është përballur me 35 trajnerë, por vetëm Tuchel mbetet i vetmi i pa mposhtur nga ai.

Tani, ndeshja me Chelsean i jep një mundësi Zidane të mposht Tuchelin dhe të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/