Man City me një avantazh përpara ndeshjes, Kane pritet të humbasë finalen
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane nuk është stërvitur me skuadrën sot përpara finales të Kupës Carabao kundër Manchester City të dielën.
Sport
Kane nuk ishte i gatshëm në fitoren 2-1 të Tottenhamit kundër Southampton të mërkurën pasi ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në barazimin 2-2 të klubit me Everton javën e kaluar, njofton lajmi.net.
Spurs do të ndeshet me City në Wembley këtë fundjavë, duke shpresuar të fitojnë trofeun e tyre të parë që kur ata mposhtën Chelsea 2-1 në finalen e të njëjtës garë në 2008.
“Ne nuk jemi ende të sigurt”, tha menaxheri i përkohshëm Ryan Mason kur u pyet për disponueshmërinë e Kane.
“Ai nuk u stërvit me ekipin sot, por nesër do të shohim nëse mund ta rikthejmë atë në fushë”.
Në fund ai shtoi se nesër do të merret një vendim përfundimtar mbi këtë çështje.
Ndeshja mes Manchester City dhe Tottenham do të luhet të dielën me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/