Përfundon pjesa e parë, Napoli në avantazh me dy gola të shpejtë ndaj Lazios

Insigne ka zhbllokuar rezultatin në “Diego Armando Maradona”.

Sport

22/04/2021 21:37

Napoli ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Lazios në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Në këtë duel, Elseid Hysaj ishte startues, dhe Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi kanë startuar në bankën rezervë këtë duel.

Napoli ishte i rrezikshëm që nga fillimi, ata rrezikuan me sulmet e shpejta të tyre.

Lorenzo Insigne shënoi gol në min (7’) nga penaltia. Pas vetëm pesë minutash, në min (12’), ishte Politano i cili dyfishoi avantazhin e Napoletanëve.

Rezultati i pjesës së parë, Napoli 2-0 Lazio./Lajmi.net/