City sigurojnë tre pikë të reja, afër titullit të Premierligës
Aston Villa është mposhtur nga Manchester City me rezultat 1-2.
Sport
Ollie Watkins zhbllokoi shifrat e ndeshjes duke shënuar një gol në minutën e parë të këtij takimi, njofton lajmi.net.
Phil Foden 22′ barazoi shifrat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, ndërsa Rodri 40 ‘shënojë në përfundimin e pjesës së parë pas një asistimi nga Bernardo Silva.
City në përfundimin e pjesës së parë mori një goditje të rëndë, pasi John Stones u ndëshkua me të kuq.
Pjesa e dytë ishte shumë e qetë, përveç kur u ndëshkua me karton të kuq Matty Cash (Aston Villa).
Me këtë fitore, Guardiola është në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë sesa Manchester United.
Në anën tjetër, ‘Luanët’ mbesin në pozitën e 11-të me 44 pikë./Lajmi.net/