Agnelli: Projekti i Superligës do ketë sukses 100 për qind edhe pa klubet angleze

Zëvendëspresidenti i Superlgiës Evropiane, njëkohësisht president i Juventusit, Andrea Agnelli ka deklaruar se projekti vazhdon edhe pasi gjashtë klubet e mëdha të Premierligës u larguan.

Sport

21/04/2021 10:20

Dje Chelsea, Manchester City, Arsenal, Liveprool, Manchester United dhe Tottenham njoftuan me largimin nga Superliga Evropiane, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht gjithë këtyre lajmeve dramatike, Agnelli ka besimin se liga do këtë sukses.

“Ekziston një pak gjaku që lidh të gjitha klubet se bashku. Projekti i Superligës vazhdon, ka 100 për qind gjasa të suksesit”.

“Jemi duke vazhduar përpara. Po, do flasim me FIFA-në dhe UEFA-në”, deklaroi ai për gazetën italiane, Reppublica.

Pos klubeve angleze, Inter thuhet se ka hequr dorë, derisa Atletico Madrid do vendos sonte (e mërkurë) nëse do qëndrojë apo të largohet./Lajmi.net/