Wolsburg-Bayern Munich, derbi i Bundesligës
Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 29.
Sport
Në programin e sotëm, do të zhvillohet derbi mes Wolsburgut e Bayern Munichut, ku ky i fundit do të kërkojë të shfrytëzoj barazimin e RB Leipzig mbrëmë, drejt garës për titull, përcjell KosovaPress.
Pas 28 xhirosh, Bayern Munich zë vendin e parë, me 20 fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 65 pikë, katër më shumë se RB Leipzig që gjenden në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Wolfsburgu pas 28 ndeshjeve ka regjistruar 15 fitore, nëntë barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë me gjithsej 54 pikë.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Borussia Monchengladbach e Eintracht Frankfurt.
Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.
15:30 Augsburg (12) – Arminia Bielefeld (16) (Stadiumi Augsburg Arena)
15:30 Borussia Monchengladbach (8) – Eintracht Frankfurt (4) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)
15:30 Freiburg (10) – Schalke 04 (18) (Stadiumi Schwarzwald)
15:30 Union Berlin (7) – Stuttgart (9) (Stadiumi An der Alten Forsterei)
15:30 Wolfsburg (3) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Volkswagen Arena)
18:30 Bayer Leverkusen (6) – FC Koln (17) (Stadiumi BayArena)