Gjigantët anglezë në garë për Raphael Varane
Raphael Varane mund të vazhdojë karrierën në Angli.
Sport
Sipas gazetarit të “BILD”, Chirstian Falk, klubet angleze, Manchester United dhe Chelsea janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit francez të Real Madridit, Raphael Varane, transmeton lajmi.net.
Sipas Falk, “The Red Devils” po përballen me konkurrencë të ashpër nga Thomas Tuchel sepse mbrojtësi francez pëlqehet nga gjermani.
Mbetet të shihet, por një largim i Varane nga “Santiago Bernabeu” nuk është i pamundur në të ardhmen./Lajmi.net/
TRUE ✅ Manchester United have a competitor in the Transfer-Poker for @raphaelvarane Thomas Tuchel is also interested in the Player of @realmadrid for a Transfer to @ChelseaFC pic.twitter.com/bxkRyym0uo
— Christian Falk (@cfbayern) April 16, 2021