Mahrez barazon shifrat në ndeshjen Man City – Dortmund

Riyad Mahrez ka barazuar rezultatin në ndeshjen e dytë çerekfinale mes Borussia Dortmund dhe Manchester City në 1-1.

Sport

14/04/2021 22:14

Në pjesën e parë, Jude Bellingham shënoi në minutën e 15-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Dortumundit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, tani Mahrez ka shënuar nga pika e bardhë pas një prekje me dorë nga Emre Can, për të barazuar shifrat.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes është 3-2 në të mirë të Citizens./Lajmi.net/