Ndeshja e Juventusit kundër Napolit vendimtare për të ardhmen e Pirlos

Janë duke u rritur raportimet se Juvenutus do ta shkarkojë Andrea Pirlon nëse "Bianconerët" mposhten nga Napoli.

Sport

05/04/2021 18:29

Dy skuadrat do zhvillojnë ndeshjen që ishte shtyrë në xhiron e tretë shkaku i rasteve me COVID-19 te “Napolitanët”, përcjellë lajmi.net.

Sipas Il Corriere della Sera, ndeshja do jetë vendimtare për të ardhmen e Pirlos.

“Zonja e Vjetër” mund të shkarkojë teknikun italian nëse mposhten nga skuadra e Gennaro Gattusos.

Asistenti i tij Igor Tudor mund ta zëvendësojë deri në fund të edicionit dhe për sezonin tjetër në listë ndodhet edhe ish trajneri Massimiliano Allegri, me të cilin u takua në vikendin e kaluar edhe  presidenti i klubit Andrea Agnelli./Lajmi.net/