Befasi në kampin e Real Madridit, rikthehen Eden Hazard dhe Toni Kroos?!

Skuadra e Real Madrid është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme, ku edhe është parë sulmuesi Eden Hazard.

Sport

02/04/2021 11:30

Zinedine Zidane po udhëheq skuadrën në seancën stërvitore përpara ndeshjeve të ardhshme ndaj Eibarit, transmeton lajmi.net.

Edhe pse raportohej se Toni Kroos dhe Hazard mund të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, një gjë e tillë nuk duket të ndodhë.

Real Madrid do të luajë nesër (e shtunë) ndaj Eibarit, për të mirëpritur Liverpoolin më 6 prill./Lajmi.net/