E konfirmon Di Marzio: Destinacioni i preferuar i Pogbas është Juventusi

Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio ka zbuluar se Juventus shihet si destinacioni favorit për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

31/03/2021 12:48

Kontrata e francezit skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian është i interesuar të sigurojë shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, paga e lartë është shqetësim për “Zonjën e Vjetër” të cilët janë duke provuar të zbresin pagat.

Sipas Tuttosport, francezi vazhdon të bisedojë me ish bashkëlojtarët në grupin e Whatsapp, aty ku i pranishëm është edhe trajneri Andrea Pirlo.

Thuhet se “Bianconerët” janë të hapur të përfshijnë Paulo Dybalan në shkëmbim për Pogban.

Kontrata e argjentinasit skadon në qershorin e 2022 dhe dy palët ende s’kanë gjetur marrëveshje për rinovim.

Donny van de Beek shihet si alternativë e Pogbas, edhe pse Juventusi do ta shkëmbejë Adrien Rabiotin në vend të Dybalas për ish yllin e Ajaxit.

Pogba në Torino kaloi katër sezone duke shënuar 34 gola dhe dhuruar 40 asistime në 178 ndeshje./Lajmi.net/