Napoli vendos ta shesë Koulibalyn në verë

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly me shumë gjasa do largohet nga "Diego Maradona" gjatë verës.

Sport

24/03/2021 12:17

Senegalezi që pritej të largohej verën e kaluar, por as PSG ose Manchester United nuk ishin në gjendje të paguajnë vlerën e 80 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis pranoi oferta deri në 70 milionë euro, andaj nuk e lejoi të largohej.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh pandeminë e COVID-19, skuadra italiane synon ta shesë që të fitojë para.

Vlera e Koulibalyt është zbritur në 50 milionë euro dhe skuadrat e lartë përmendura do janë të hapura ta paguajnë këtë çmim.

Largimi i Koulibalyt gjithashtu nënkupton minutazhë më të lartë për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani./Lajmi.net/