Real Madrid e bën prioritet transferimin e Harry Kane

Real Madrid e ka bërë yllin e Tottenhamit, Harry Kane prioritet për transferim në afatin veror.

Sport

24/03/2021 09:43

Kane cilësohet si një ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë, por ende s’ka fituar trofe në karrierën e tij profesioniste, transmeton lajmi.net.

Sipas SER Deportivos, “Los Blancos” e duan transferimin e Kane për ta forcuar sulmin.

Edhe dy sulmuesit e tjerë si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë duke u ‘monitoruar’, por Kane shihet si transferimi më i lirë.

27-vjeçari ka regjistruar 27 gola në të gjitha garat, derisa ka dhuruar 16 asistime për bashkëlojtarët.

Në rast që anglezi është i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu”, atëherë Spurs do kërkojnë se paku 120 milionë euro./Lajmi.net/