Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të LK, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para te dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/03/2021 21:47

Bayern Munich është në epërsi ndaj Lazios (1-0), derisa edhe Chelsea është në epërsi ndaj Atleticos (1-0), shkruan lajmi.net.

Tek ndeshja mes skuadrës gjermane ndaj italianes, ishte sulmuesi Vedat Muriqi që shkaktoi penallti, të cilën e realizoi Lewandowski (33′).

Ndërsa, te Chelsea ishte Hakim Ziyech që realizoi pas asistimit të Wernerit (34′).

Nëse mbesin këto rezultate, atëherë Chelsea dhe Bayern do jenë çerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/