Transferimi më i keq në histori të Real Madridit, si ëndrra e Hazardit u kthye në makth

Për herë të parë edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane humbi fjalët kur u pyet për një lëndim tjetër të sulmuesit Eden Hazard.

Sport

16/03/2021 14:34

“Është diçka e re. Nuk mund të jap ndonjë shpjegim. Diçka po ndodh sepse asnjëherë nuk ka qenë i lënduar në karrierë që prej kalimit te Real ose ishin disa lëndime të vogla. Ka gjëra që nuk mund t’i shpjegojë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Është e drejtë të thuhet se kalimi i Hazard nga Chelsea te Real ka qenë vërtet i tmerrshëm.

Pra, si erdhën gjërat deri këtu? Të rikthehemi në një vit e gjysmë prapa kur ndodhi transferimi:

Ëndërr e bërë realitet:

Pas shtatë viteve të shkëlqyera te Chelsea, ku fitoi katër herë çmimin e lojtarit të vitit. Hazard kaloi te Reali për 89 milionë euro.

Transferimi ishte një ndër më të shtrenjtit në histori të klubit madrilen dhe pritej që të ishte ‘Galaktiki’ më i fundit në klub.

Plotë 50 mijë tifozë ishin në “Bernabeu” kur Hazard u prezantua.

Ai mori fanellën legjendare me numrin shtatë, të cilën e kanë mbajtur yjet si Cristiano Ronaldo dhe Raul, gjë që tregoi sa besim kishte klubi në Hazard dhe shpresonin të bëhej ylli i ri i skuadrës.

Fillimi i ngadaltë:

Hazard menjëherë nisi me lëndime duke humbur tri ndeshjet e para në La Liga. Ai bëri debutimin nga stoli në fitoren ndaj Levante, por pastaj tri ditë më vonë shënoi golin e parë dhe asistin në fitoren 4 – 2 ndaj Granada.

Hazard vazhdoi edhe dy asistime në tri ndeshjet e radhës dhe cilësohet si fillim vërtetë i dobët.

‘Fatkeqësi’ në Ligën e Kampionëve

Për Hazard u bë edhe më tmerrshëm në shtator të 2019, kur u detyruar të largohet nga fusha pas një lëndimi ndaj PSG-së, saktësisht u faullua nga Thomas Meunier.

Pastaj, në testet e bëra u kuptua që ka lënduar gjurin dhe mungoi në dy javët e ardhshme.

Sidoqoftë, në testet në vazhdim, iu zbuluan probleme serioze në këmbë, gjë që shkaktoi të jetë jashtë fushës për 16 ndeshjet e radhës.

Shtim në peshë

Hazard u kritikua mjaftë shumë edhe për peshën e tij sepse 30-vjeçari kishte shtuar pesë kilogramë në sezonin 2020-21.

Tifozët nisën të kthehen kundër Hazardit

Gjërat nuk u përmirësuan as këtë edicion për Hazardin, ngase mungoi edhe për disa ndeshje.

Një poll i bërë nga “Marca” zbuloi se Hazard cilësohet si transferimi më i dobët në histori të futbollit, duke mposhtur edhe transferimet e tjera si Gareth Bale ose Jonathan Woodgate.

Së fundmi Hazard ka pësuar sërish lëndim në muskuj dhe do jetë jashtë fushe edhe për gjashtë javë, por nëse operohet, atëherë ky sezon ka marrë fund për të./Lajmi.net/