Ronaldo ‘hesht’ kritikët, realizon het-trik për 32 minuta ndaj Cagliarit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ia ka dëshmuar kritikëve se çfarë është në gjendje të bëjë.

Sport

14/03/2021 18:40

Portugezi u kritikua shumë pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Ronaldo shpesh herë ka dëshmuar formën e tij dhe mentalitetin se nuk dorëzohet, e këtë e ka arritur edhe sot (e diele) në ndeshjen ndaj Cagliarit.

36-vjeçari realizoi het-trik për 32 minuta, si përgjigje për kritikat e shumta.

Pas asistimit të Cuadrados, portugezi gjeti golin e parë (10′), pastaj u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 0 -2 (25′), ndërsa het-trikun e kompletoi pas shtatë minutave (32′).

Ndeshja ende s’ka mbaruar dhe pritet të shihet nëse do realizojë edhe gola të tjerë./Lajmi.net/

https://twitter.com/grandesligas_/status/1371147727032176643