Benzema spektakolar, Reali fiton me rikthim ndaj Elches
Real Madrid ka fituar me rikthim ndaj skaudrës Elche në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.
Sport
“Los Blancos” filluan ndeshjen mirë, por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë, transmeton lajmi.net.
Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë, ishte Elche që befasoi Realin. Dani Calvo shënoi gol në min (61’) për ti dhënë avantazhin mysafirëve.
Por, Zidane reagoi menjëherë me zëvendësime dhe kjo u pa në fushë.
Benzema shënoi për të barazuar shifrat në min (73’).
Edhe Casemiro kishte një rast të mirë në min (83’), por topi shkoi mbi portë.
Por, Reali e morri iniciativën dhe skuadra tregoi karakter.
Ishte Karim Benzema, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje në min (90+1).
Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Elche.
Me këtë fitore, Reali ngjitet në pozitën e dytë me 57 pikë pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Atletico dhe dy më shumë se Barcelona./Lajmi.net/
Karim Benzema goal | Real Madrid 1-1 Elche pic.twitter.com/ESYnyRcVo0
— Real Madrid ⚪️ (@realmadrid3413) March 13, 2021
Benzemmaaa! | 2×1 pic.twitter.com/sjSLmN1pns
— Real Madrid ⚪️ (@realmadrid3413) March 13, 2021