Napoli konfirmon: Rrahmani mungon 10 ditë, humb ndeshjen ndaj Milanit

Amir Rrahmani do mungojë 10 ditë nga një lëndim i pësuar.

Sport

13/03/2021 16:45

Napoli ka konfirmuar lëndimin e Amir Rrahmanit në raportin mjekësor të nxjerrë nga klinika, Pineta Grande, sot me 13 mars, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit mjekësor, Rrahmani gjatë stërvitjeve të ditë së djeshme ka pësuar një lëndim në muskulin femural të djathtë.

Kapiteni kosovar do humbasë ndeshjen ndaj Milanit e cila do zhvillohet në San Siro në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A./Lajmi.net/