Eksperti i merkatos, Romano zbulon synimet e Juventusit dhe të ardhmen e Ronados

Juventusi pritet që edicionin e ardhshëm të jetë tjetër skuadër, duke marrë parasysh eliminimin nga Liga e Kampionëve për të dytin vit radhazi në fazën e 1/16 së finales.

Sport

11/03/2021 14:26

Mediat spekulojnë se “Zonja e vjetër” do ta shesë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe që e ardhmja e trajnerit Andrea Pirlo është në dyshime, përcjellë lajmi.net.

Por, eksperti i tregut veror, Fabrizio Romano ka zbuluar se do këtë diskutime me Ronaldon për të ardhmen e tij dhe që klubi do ta rindërtojë skuadrën.

“Juventus planifikon ta rindërtojë skuadrën. McKennie, Chiesa, De Ligt, Szczesny do jenë pjesë e projektit”.

“Do ketë diskutim me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij (kontrata i skadon në vitin 2022)”.

“Ramsey mund të largohet nga klubi. Pirlo ka njoftuar se do qëndrojë”, tha ai.

Pra, pritet që afati veror te skuadra e “Bianconerëve” të jetë mjaftë interesante dhe mbetet të shihen vendimet e klubit./Lajmi.net/