Courtois mund të arrijë diçka që vetëm gjashtë portierë të tjerë kanë arritur

Derbi i fundit i Madridit mes Atletico Madrid dhe Real Madrid ishte tregues i qartë se Thibat Coutois ka një rol të jashtëzakonshëm në klub.

Sport

11/03/2021 08:14

Belgu pati një ndeshje të hatashme atë ditë dhe ishte kritik për ta mbajtur Madridin gjallë aty, përcjell lajmi.net.

Ai pati katër pritje brenda zonës së 16 metërshit, ku dy prijet përfshinin goditje nga Luis Suarez.

Courtois po vazhdon të shpëtojë Los Blancos për muaj me radhë, duke luajtur çdo minutë në  LaLiga Santander deri më tani.

Kjo do të thotë se ai mund të arrijë diçka që vetëm gjashtë portierë të tjerë të Real Madrid kanë arritur, e cila është të luajë një sezon të tërë në kampionat.

Gjashtë portierët të cilët e kanë arritur këtë gjë janë: Iker Casillas, Paco Buyo, Antonio Betancort, Jose Vicente, Jose Banon dhe Ricardo Zamora./Lajmi.net/