“Kalon në VV”, Mensur Safqiu komenton dorëheqjen e Meliza Haradinaj-Stubllës
Aktori i njohur ka dy fjalë për dorëheqjen e Meliza Haradinajt.

ShowBiz
Meliza Haradinaj-Stublla gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryediplomates dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Haradinaj-Stublla njoftimin për dorëheqje e dha përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku tha se ka disa persona në AAK që e bëjnë partinë të pareformueshme, ndërsa kryetarin Ramush Haradinaj, të izoluar.
Dorëheqjen e saj e ka komentuar edhe aktori i njohur Mensur Safqiu, i cili në një koment shkruan se ajo do të kalojë në Vetëvendosje.
“Kalon ne VV!”, ishte komenti i Safqiut në një postim në Facebook. /Lajmi.net/