Juventus afër përmbysjes, Chiesa i jashtëzakonshëm

Federico Chiesa ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Ports, për t'i dhënë epërsinë klubit të Juventusit.

Sport

09/03/2021 22:29

Chiesa ka arritur që të shënoi edhe një gol tjetër shumë të bukur me kokë, duke i dhënë epërsinë 2-1 Juventusit, shkruan lajmi.net.

Me këtë gol barazohet edhe rezultati i përgjithshëm i ndeshjes në 3-3 dhe duket se ndeshja po shkon drejt vazhdimeve.

Brenda dy minutave Mehdi Taremi mori dy kartona të verdhë për të lënë fushën në minutën e 64-të.

Më poshtë mund të shihni golin e Chiesas:

 /Lajmi.net/