Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

Juventus ndoshta do lejojë largimin e disa yjeve në verë, por kanë njoftuar agjentin Mino Raiola se qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt nuk është për shitje.

Sport

08/03/2021 22:59

Sipas Calciomercato, “Zonja e Vjetër” është duke konsideruar të ardhmen e disa yjeve të skuadrës, pasi humbën 113.7 milionë euro shkaku i pandemisë së COVID-19 në gjysmën e parë të sezonit, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, emrat e mëdhenj në skuadër nuk janë të paprekshëm nëse ka mundësi për të fituar para.

Thuhet se Paulo Dybala mund të largohet, ngase ai nuk ka rinovuar kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2022.

Cristiano Ronaldo gjithashtu ndoshta do ikën një vit më herët, por De Ligt nuk do jetë në shitje gjatë verës.

Juventusi ia ka bërë të qartë Raiolas se holandezi nuk është në treg.

Ish mbrojtësi i Ajaxit kaloi në vitin 2019 te “Bianconerët” për 85.5 milionë euro dhe së fundmi është i lidhur me kalimin te Barcelona./Lajmi.net/