Gattuso do të qëndrojë në Serie A, por larg Napolit
Fiorentina thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e trajnerit të Napolit, Gennaro Gattuso.
Sport
Meidat nga Italia bëjnë të ditur se Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka qenë në kontakt me shoqëruesin e trajnerit të Napolit, transmeton lajmi.net.
Gattuso duket se është i destinuar të ndahet me Napolin pas edicionit aktuale, por raportohet se ai mund të qëndrojë në Serie A, konkretisht në Fiorentinë.
Commisso kontaktoi agjentin e Gattusos për të vlerësuar një lëvizje të mundshme.
Cesare Prandelli, trajneri aktual, ka një kontratë deri në qershor 2021 me Fiorentina dhe ata aktualisht po luftojnë në pjesën e poshtme të tabelës.
Viola qëndron e 14-ta në Ligë me 25 pikë nga po aq ndeshje, pesë pikë mbi zonën e rënies./Lajmi.net/