“Sa shumë le mbas”, Aurela Gaçe e pikëlluar për humbjen e kompozitorit Agim Krajka

Kompozitori i njohur shqiptar, Agim Krajka, ndërroi jetë sot.

ShowBiz

02/03/2021 18:46

Krajka ia kushtoi një jetë të tërë muzikës, ndërsa vdekja e tij do të lë boshllëk të madh në artin shqiptar, por veprat e tij do të jetojnë ndër vite, shkruan lajmi.net.

Telegrame ngushëllimi për vdekjen e kompozitorit kanë shkruar emra të njohur nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe muzikën.

Këngëtarja Aurela Gaçe me anë të një postimi në Instagram, thotë se Agim Krajka ka lënë pas shumë vepra, ndërsa i kujtoi disa prej tyre.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I AURELËS, PA NDËRHYRJE:

“Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi

Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë
firmën e tij :
“Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kafe Flora burra plot”,“Kënga e gjyshes”,
“Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .

Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .

U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)