Gabon Real Madrid, barazon me Real Sociedadin

Real Madrid nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Sport

01/03/2021 22:53

“Los Blancos” dominuan nga minuta e parë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë, pavarësisht rasteve përfundoi me rezultat si nisi, meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.

Ishte Portu që pas harkimit të Monreal zhbllokoi rezultatin (55′).

Ndërsa, pas shumë tentimeve, ishte Vinicius Junior që u asistua nga Federico Valverde dhe barazoi shifrat (89′).

Me këtë barazim, Real mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Atletico që ka edhe një ndeshje më pak t zhvilluar, derisa Sociedad qëndron në vendin e pestë me 42 sosh./Lajmi.net/