Fabrizio Romano zbulon të ardhmen e Alabas

David Alaba përmes një konference për shtyp ka deklaruar se do të largohet nga Bayern Munich në përfundimin e këtij sezoni.

Sport

24/02/2021 16:46

Kështu, disa klube kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Austriaku ka oferta nga disa klube, mirëpo jo të gjitha mund të plotësojnë pagën që ai kërkon, 8-10 milion në sezon.

Njohësi i çështjeve të merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar së fundmi se lojtari po kërkohet nga disa klube, por ai ka një marrëveshje me Real Madrid.

“Ai ka një marrëveshje verbale me Realin dhe dëshiron të bashkohet me Madridin”, tha ai.

Pasi kaloi 13 sezone me klubin, ai do të largohet nga klubi./Lajmi.net/